Zidane: A zëvendësohet Ronaldo?!

Zidane: A zëvendësohet Ronaldo?!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se nuk ka asnjë lojtar në botë që mund ta zëvendësojë mungesën e Cristiano Ronaldos në ekipin e Santiago Bernabeut.

“Është e pamundur që të zëvendësohet Ronaldo, pa marrë parasysh se kë transferojmë. Ai u largua nga klubi, ju mund të sillni lojtarë cilësorë, por nuk do të arrini të bëni atë që bëri ai për klubin”, tha Zidane.

Portugezi e la Madridin verën e kaluar dhe u transferua te Juventusi për një vlerë prej 100 milionë eurove.