Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka komentuar ndeshjen e humbur ndaj Kukësit në “Zeqir Ymeri” për mikrofonin e “SuperSport”. Më shumë se sa meritë e verilindorëve, për teknikun brazilian ishte gabimi i mbrojtjes së bardhebluve që solli golin e Gurit.

“Një nga tre objektivat ishte të shkonim në finalen e Kupës, por nuk i’a dolëm dot. Luajtëm dy ndeshje për të shkuar në finale dhe ishte hera e parë që pësuam një gol. Ishte e vështirë, pasi kisha mungesa, si psh, Doka apo Turtulli që nuk luajnë. Nuk mund të bëja asgjë ndryshe sot. Kisha një grup të cunguar, luajtëm lojën klasike, patëm shanse të shënonim në minutën e 94 me Ngoo-në por nuk i’a dolëm. Nëse nuk do të pësonim në pjesën e parë aq shpejt do të kishim kaluar më tej. Nuk kemi pasur probleme me goditjet e dënimit gjatë sezonit, kemi bërë një mbrojtje sezonale. Kjo nuk është çështje moduli, por mospërqendrimi”- përfundoi Ze Maria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here