“W8nderful”/ Harrohet Ajax, Juventus fiton titullin e 8 rradhazi

“W8nderful”/ Harrohet Ajax, Juventus fiton titullin e 8 rradhazi

Shampanjë dhe lot gëzimi. Juventusi fiton titullin kampion për herën e 8 radhazi në Serie A.

Pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Fiorentinës, “Zonja e vjetër” me në krye Cristiano Ronaldon ka siguruar matematikisht titullin e 35-të në historinë e klubit.

Fillimisht ishin miqtë që befasuan të gjithë duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 6 me anë të Milenkovic.

8 minuta nga fundi i pjesës së parë ishte Alex Sandro i cili shënoi me kokë pas krosimit nga Pjanic.

Pjesa e parë përfundoi në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Allegrit kalon në avantazh falë një shpërthimi në krah të Cristiano Ronaldos.

Portugezi detyroi mbrojtësin German Pezzella të shënojë autogol.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 87 pikëve të mjaftueshëm sa për të siguruar Scudetton 5 javë para fundit të kampionatit.