VIDEO/ Schalke mposht Borussian dhe afron titullin te Bayerni

VIDEO/ Schalke mposht Borussian dhe afron titullin te Bayerni

Schalke 04 bën surprizën dhe fiton në transfertë derin e Vestfalisë.

Teksa të gjithë prisnin suksesin e Borussia Dortmund, një sukses që do e bënte akoma më interesant garën për titull me Bayern Munchen, “Minatorët” arritën një triumf të rëndësishëm duke triumfuar 2-4.

Edhe pse vendasit arritën të kalonin të parët në avantazh me anë të Mario Gotze, Schalke kthehu gjithçka në 10 minuta, 18’ dhe 28’ me gola të Kaliguri dhe Sane.

Në minutën e 62 do të ishte sërish Kaliguri që do i çonte shifrat në 1-3, ndërsa goli i Witsel në minutën e 84 zgjoi vetëm për 2 minuta shpresat e Borussias pasi në minutën e 86 Embolo do të vuloste fatin e ndeshjes.

Me këtë humbje Borusia Dortmund ndalet në kuotën e 79 pikëve, një më pak se Bayern Munchen që lun nesër derbin me Nurnberg.

GOLAT:
http://hofoot.veuclips.com/player/html/4ZhkjXJYSD?popup=yes&autoplay=1