Liverpool-Juventus, duel për yllin e Lyon

Liverpool-Juventus, duel për yllin e Lyon

Verën e kaluar, Nabil Fekir ishte shumë pranë Liverpoolit, por në fund të sezonit, presidenti i Lyon vendosi të mbajë fantazistin edhe për një tjetër vit në Ligue I.

Megjithatë këtë verë, tekniku i “The Reds”, Jurgen Klopp do të trokasë sërish në dyert e klubit francez, për të marrë fantazistin në “Anfield Road”, shifrat e të cilit vijojnë të jenë impresionuese, 12 gola dhe 7 asiste në këtë sezon.

Por Liverpool më parë duhet të mposhtë konkurrencën e Juventusit, që po planifikon ndryshime të shumta dhe shikon pikërisht te francezi, njeriun e duhur për ta vënë pas sulmuesit kryesor.

Nabil Fekir është pjesë e Kombëtares Franceze dhe njihet si një ekzekutues mjaft i mirë e goditjeve të dënimit, ndërsa kartoni i 25-vjeçarit kushton rreth 60 milionë euro.