VIDEO/ Arsenal, tri pikë me aromë Champions-i

VIDEO/ Arsenal, tri pikë me aromë Champions-i

Arsenali ka marrë tri pikë në transfertë, duke mposhtur 0-1 Watford.

Arsenali i Unai Emery ka marrë fitore të vështirë në “Vicarage Road” kundër Watfordit, raporton Gazeta Express.

“Topçinjtë” morën tri pikë falë një gabimi të portierit, Ben Foster, që nuk e largoi topin siç duhet me kohë në minutën e 10’ dhe këtë gabim, e shfrytëzoi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, që shënoi për 1-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Me këtë fitore, Arsenali ka pushtuar pozitën e katërt dhe ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, aq sa Chelsea në pozitën e pestë, por “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leave a Comment