Tre shqiptarë mahnisin Norvegjinë

Tre shqiptarë mahnisin Norvegjinë

Një javë shumë e mbarë ka qenë kjo që lamë pas, për lojtarët me origjinë shqiptare, të cilët luajnë në kampionatin norvegjez.

Herolind Shala, Yldren Ibrahimaj dhe Elbasan Rashani kanë gjetur rrugën e rrjetës, me skuadrat e tyre.

Mesfushori i Kosovës, Shala ka qenë protagonist aboslut në ndeshjen që Valerenga e tij ka fituar 4-1 ndaj Stromsos. Shala dha asist, shënoi dhe ishte ai që gjuati në autogolin e skuadrës mike.

Edhe për sulmuesin Elbasan Rashani ishte një fundjavë e bukur, pasi ai gjeti rrjetën për Odd, në fitoren 2-0 përballë Kristiansud.

Ibrahim gjeti rrjetën për Vikingët.