Transferimi i Hazard te Real Madrid, çështje ditësh

Transferimi i Hazard te Real Madrid, çështje ditësh

Sulmuesi i Chelsea-t Eden Hazard do të jetë blerja e tretë e Real Madrid në prag të sezonit të ri, pas Rodrygo dhe Eder Militao, teksa marrëveshja mes dy klubeve pritet të mbyllet brenda ditëve të ardhshme.

 

Sapo të përfundojë sezonin me Chelsea-n, Hazard do të niset drejt Madridit, ndërsa fantazisti i Borussia Dortmund Christian Pulisic do të marrë vendin e tij në Stamford Bridge.

 

Hazard ka refuzuar tre rinovime kontrate nga klubi anglez, pasi ai kërkon me çdo kusht të transferohet në Santiago Bernabeu, shkruan MARCA.

Belgu do të kalojë në La Liga për një shumë rreth 100 milionë euro pasi i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij.

Verën e kaluar Chelsea kërkoi 200 milionë euro për 28-vjeçarin, por marrëdhënia mes dy klubeve është shumë e mirë për shkak të huazimit të Mateo Kovacic.

Blerja e Eden Hazardit është kërkesë e Zinedine Zidane, i cili i befasoi të gjithë me kthimin e papritur në Madrid.