TOP 5 “Mbretërit” e golave në Europë/ “Gjyshi” Quagliarella sfidon yjet e futbollit

TOP 5 “Mbretërit” e golave në Europë/ “Gjyshi” Quagliarella sfidon yjet e futbollit

E gjithë bota flet për yjet e Barcelonës dhe PSG Lionel Messi e Kilian Mbappe sa i përket garës për “Këpucën e Artë” në Europë, por nuk duhet harruar as italiani Fabio Quagliarella.

Edhe pse në një moshë relativisht të madhe, 36 vjeç, sulmuesi i Sampdorias po bën një super-sezon në Seriea A dhe deri tani numëron plot 22 gola.

Messi currently tops the leaderboard with 33 goals, giving him a score of 66, while Mbappe is three goals back on a rating of 60.

Çmimi përllogaritet në bazë edhe të koeficientit të vështirësisë në ligat e futbollit. Serie A, Premier League, La Liga dhe Ligue 1 llogariten me 2, Eredivisie me 1,5, ashtu si edhe 10 kampionatet kryesore në kontinent.

Messi aktualisht, me 33 gola ka 66 pikë, 6 më shumë se ylli francez Mbappe me 60 pikë.

TOP 5 GOLASHËNUESIT NË EUROPË:

Lionel Messi – 33 goals/66 points

Kylian Mbappe 30/60

Fabio Quagliarella 22/44

Mbaye Diagne 28/42

Luuk De Jong 28/42