Talenti që po çmend “Big”-ët e Europës, ja kur vendoset e ardhmja e Pepe

Talenti që po çmend “Big”-ët e Europës, ja kur vendoset e ardhmja e Pepe

Një prej emrave më të përfolur për momentin në futboll është Nicholas Pepe, sulmuesi nga Bregu i Fidishtë i Lille në Ligue I.

Lojtari i datëlindjes 1995 po kalon një sezon të shkëlqyer, me 20 gola dhe 12 asiste dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më në zë në Europë: Barcelona, Chelsea, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munchen.

Talenti afrikan preferohet shumë edhe nga Inter, i cili e sheh atë si zëvendësuesin ideal në rast largimi të kroatit Ivan Perisic, shkruan Calciomercato.

Por e ardhmja e Peope pritet të vendoset në 5 maj kur do të luhet edhe ndeshja Lille-Lyon e kur pritet të vendoset nënkampioni i Francës për këtë sezon.

Gjithësesi merkatoja e verës do të vendosë se cili do të jetë klubi i ri i talentit Nicholas Pepe.