Greku i Borusia Dortmund, Sokratis Papastathopoulos sqaroi zërat rreth të ardhmes së tij. 29-vjeçari deklaroi se ka akoma edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin gjerman dhe se për momentin nuk e mendon largimin. Mbrojtësi pohoi se është i fokusuar te kampionati dhe se dëshiron të japë maksimumin për skuadrën. Ai shtoi se ka kohë për të vendosur për të ardhmen, pasi për momentin edhe drejtuesit e klubit nuk i kanë kërkuar që të nisin bisedimet për rinovimin. Në fund greku la të hapur edhe një mundësi për rikthimin e tij në Serinë A, shtoi se çdo gjë është e mundur.                              

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here