Skënderbeu sot në CAS, ja kur vjen përgjigja e shumëpritur

Skënderbeu sot në CAS, ja kur vjen përgjigja e shumëpritur

Skënderbeu pret që të marrë një lajm të mirë nga CAS-i, në mënyrë që të rikthehet edhe një herë tjetër në Kupat e Europës.

Në Lozanë ka shkuar presidenti Ardian Takaj i cili do të ndjekë nga afër punimet për çështjen e klubit të tij, i shoqëruar nga avokatët të cilët mbarojnë korçarët.

Sot nuk pritet të jepet një vendim përfundimtar për Skënderbeun, por do të jetë vetëm një seancë dëgjimore.

Përfaqësuesit e Skënderbeut do t’i përgjigjen panelit të CAS në lidhje me hetimin dhe pritet që vendimi zyrtar të merret në një datë tjetër.

Këtë e konfirmon edhe përfaqësuesi i klubit korçar, Oldi Lulja, i cili ishte i pranishëm në ambientet e FSHF-së në hedhjen e shortit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Pas hedhjes së shortit, Lulja u ndal të flasë për mediat, ku sqaroi se kur do të merret përgjigjja nga CAS-i.

“Në këto momente drejtuesit tanë janë në seancë dëgjimore në Zvicër. Pas një muaji presim përgjigjen”, tha ai.