Spektakli duhet të vazhdojë. Edhe pse dënimi që pritet të marrë UEFA mund të jetë i ashpër, për aq kohë sa nuk ka ende një vendim, Skënderbeu duhet të vazhdojë të mendojë për futbollin e luajtur në fushë.Përgjigja fituese e dhënë ndaj Kamzës, pavarësisht ngarkesës së dukshme psikologjike te ekipit, i parapriu dy finaleve vendimtare në rrugën drejt titullit, që skuadra do të luajë në harkun kohor të gjashtë ditëve.

Duke nisur nga kjo e premte, ku skuadra e Ilir Dajës pret në Korçë rivalët e Partizanit. Në ndeshje të tilla, distanca prej 18 pikësh në renditje nuk mund të shërbejë si njësi matëse. Rivaliteti është aq i madh sa ndeshje të tilla janë të paparashikueshme dhe për të kuqtë nuk do të kishte më mirë sesa rikthimi të ecuria pozitive duke nisur nga sfida me kryesuesit.Menjëherë më pas, të mërkurën e ardhshme vjen dueli në Kukës. Edhe kjo ndeshje me shumë peshë, si për klasifikimin, ashtu edhe për objektivat e dy skuadrave. Dy ndeshje përballë rivalëve të mëdhenj, që përpos distancës në renditje janë aty për të luftuar për objektivat e tyre, për të treguar sa vlejnë e mbi të gjitha për të shpresuar se me ndonjë hap të mundshëm fals të korçarëve, gara në kampionat mund të rihapet.

Në anën tjetër, pavarësisht asaj që do të bëjë Flamurtari i vendit të dytë, te Skënderbeu janë të vetëdijshëm se nëse kalojnë me sukses këto dy përballje, praktikisht e kanë vendosur një dorë te titulli dhe trumfi do të mbetej thjesht një formalitet matematikor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here