Futbolli shqiptar ka marrë një goditje të rëndë pasi Disiplina në UEFA e dënoi skuadrën e Skënderbeut me 10 vjet mospjesëmarrje në Kupat e Europës.

Klubi korçar është bërë shembull duke u dënuar ashpër pasi dyshohet për trukime ndeshjesh.

Në shpjegimin e raportit 33-faqësh nënvizohet se, shumë kompani bastesh e kishin hequr klubin në fjalë nga kuotimi, për shkak se dyshonin se Skënderbeu kishte rënë prè e manipulimeve sportive.

Katër takime në Kupat e Europës të skuadrës së Skënderbeut ishin mes provave për trukim, më konkretisht ndeshjet ndaj Crusaders, Dinamos së Zagrebit, Sporting të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here