Shkëndija u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë duke vazhduar të ëndërrojë fitimin e të dy trofeve në këtë sezon. Ibraimi ishte thjesht spektakolar duke realizuar 3 gola për kuqezinjtë e duke marrë topin me vete në shtëpi, në një fitore të thjeshtë ndaj Vardarit me shifrat 4-0. Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga ballistët skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani pasi kishte barazuar 1-1 sfidën e parë nuk e vuri për asnjë moment në dyshim kualifikimin duke dominuar bindshëm ndaj rivalëve të saj, aq sa Vardari mund të konsiderojë veten me fat që në pjesën e parë ruajti të paprekur portën. Sfida nuk pati histori me Shkëndijën që në 20 minutat e para kishte krijuar plot pesë raste për gol, me Adilin, Radeskin 3 herë dhe Musliun. Në të 33-tën po Radeski pa portierin t’i mohonte golin ndërsa në të 38-të Emini u ndal në çastet e fundit. Gjthsesi golat Shkëndija, ose më mirë Ibraimi, I kishte ruajtur për në pjesën e dytë, teksa në të 53-tën stopoi mirë një top të Radeskit përpara se të ta depozitonte në rrjetë.

Gjithsesi perlën e vërtetë, Ibraimi e kishte ruajtur për në të 57-tën kur xhiroi në zonë kundërshtarin përpara se të shënonte dhe golin e 2-të.10 minuta më pas Ibraimi vendosi të merrte topin në shtëpi me golin e 3-të personal që ishte më tepër një dhuratë e mbrojtjësve të Vardarit.

Gjithesi “shfaqja” personale e Ibraimit nuk kishte përfunduar pasi në të 80-tën dha dhe asistin e golit të katërt për Musolin, që ndëshkoi ish ekipin e tij. U mbyll 4-0 për Shkëndijën që për asnjë çast se diskutoi kualifikimin, pavarësisht se Vardari kishte vendosur të luante me ndryshime të mëdha në këtë ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here