Në takimin e fundit para ndërprerjes dyjavore të kampionatit maqedonas, për shkak të angazhimeve të skuadrave përfaqësuese, Shkëndija ka regjistruar një tjetër fitore.

Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Sileksin e vendit të 3-të, falë golit të shënuar nga Fazlagijk në pjesën e parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani kryeson bindshëm kampionatin në Maqedoni, me plot 62 pikë, 16 më shumë se Vardari i vendit të dytë. Tani tetovarët mund t’i lejojnë vetes të relaksohen gjatë ndërprerjes së kampionatit, për t’u rikthyer pastaj për sprintin final.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here