Armando Sadiku u aktivizua në minutën e 64-ët, teksa me sulmuesin shqiptar në fushë, Levante mori një pikë me shumë vlera në garën për mbijetesë pasi barazoi 1-1 në Katalunjë përballë Gironas. Në pjesën e parë Boateng u ndal nga shtylla ndërkohë që vendasit e Gironas gjetën golin e epërsisë në fillimin e pjesës së dytë me kapitenin Granell por në të 68-ën Morales barazoi shifrat duke i dhënë një pikë Levantes. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Sadikun që nuk arriti të linte shenjë në këtë sfidë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here