Rikthimi te trofetë, Real Madrid me sytë nga sezoni i ardhshëm

Rikthimi te trofetë, Real Madrid me sytë nga sezoni i ardhshëm

Me fundin e sezonit Reali i Madridit nis të analizojë në rend hierarkie çështjet që përbëjnë problem në klub dhe në këtë kontekst duket se kanë arritur në konkluzionin se është me domosdoshërmi dhënia e kohës ndaj lojtarëve për rikuperim në vend të mbingarkesës së tyre.

Disfata në Bernabeu ndaj Gironës në muajin shkurt mbylli çështjen e një rikthimi të madrilenëve në luftën për titull, çka u pasua edhe nga eleminimi në Champions dhe Kupa e Mbretit.

Me këtë panoramë zhgënjyese të sezonit Los Blancos ta atribuojnë këtë edicion zhgënjyes mungesës së dëshirës dhe ambicies për të arritur maskimumin.

Gjithsesi, më një trajner si Zinedine Zidane që është i etur për të gjetur zgjidhje dhe përgjigje tashmë objetkivi i klubit merengeus është zhvillimi i një sezoni shumë herë më kualitativ në kampionat dhe jo vetëm, pa harruar se forma jo e mirë e lojtarëve themelorë të klubit si Isco, Marcelo dhe Gareth Bale ka ndikuar shumë në ecurinë e deritanishme.

Por me historikun që dikton ky klub drejtuesit spanjollë janë besimplotë se mund ta kthejnë situatën nga disavantazhi në avantazh duke u ngjitur sërish në majën e olimpit ku kanë qëndruar gjatë.

Për të arritur aty gjithsesi, Los Blancos do të duhet të përsërisin sukseset historikë dhe me rikthimin e Zidane në stolin e tyre duket se epoka e re pozitive ka marrë jetë.

Edhe pse performanca e shumë prej lojtarëve të klubit nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve pritet që sezonin që vijon Reali të rikthehet tek sukseset si në kampionat ashtu edhe ne Europë.