Real Madrid-Manchester United, gati shkëmbimi i yjeve

Real Madrid-Manchester United, gati shkëmbimi i yjeve

Real Madridi është gati të ofrojë një shkëmbim të bujshëm. “Los Blancos” janë fiksuar pas Paul Pogba dhe këtë herë janë të gatshëm të japin përveçse parave dhe Gareth Bale në shkëmbim.

Sipas “Don Balon”, vlera e francezit është 150 milionë euro dhe vetëm me këtë shifër do ta lëshonte Manchester United lojtarin.

Pritet që me Bejlin në tratativë, vlera e kartonit të lojtarit të shkojë në 60 milionë euro, pasi sulmuesi i Real Madrid, vlerësohet afërsisht 90 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” kanë kohë që e ka shprehur pëlqimin për uellsianin, por deri tashmë nuk ka pasur një ofertë zyrtare. Nëse ky shkëmbim do të ndodhte do të kishim të bënim me një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos.