Lewis Hamilton do të niset i pari në garën hapëse të sezonit, në Melbourne të Australisë. Piloti britanik i Mercedesit regjistroi një xhiro rekord në Albert Parc, duke e mbyllur me kohën 1’21″164.

Menjëherë pas tij renditen dy makinat e Ferrarit, Kimi Raikkonen i dyti dhe Sebastian Vettel i 3-ti, por piloti gjerman vendosi një kohë rreth 7/10-at më të ngadaltë.

Max Verstappen do të niset i 4-ti, duke e bërë mjaft të komplikuar punën për pilotët e Ferrarit, që përveç sulmit ndaj Hamilton, duhet të mbrohen me shumë kujdes, pasi piloti i Red Bull është shumë agresiv, por edhe i rrezikshëm.

Paraqitje për t’u harruar për Valteri Botas, që u bë protagonist i një incidenti të frikshëm. Finlandezi humbi kontrollin e Q3-shit të tij dhe doli nga pista, ndërsa me makinën e shkatërruar, u tërhoq nga provat zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here