Shkëndija e Tetovës nuk shfrytëzon dot faktorin fushë për të vrarë përfundimisht garën për titullin kampion në Maqedoni.Kuqezinjtë tetovarë e nisën me një barazim 1-1 vitin 2018-të pasi në Tetovë u ndalën nga rivalët e Vardarit, duke prishur një ecuri prej 6 fitoresh radhazi në kampionat. Megjithatë edhe barazimi mund të konsiderohet një rezultat pozitiv për skuadrën e Qatip Osmanit që ruajti avantazhin prej 8 pikësh ndaj Vardarit edhe pas javës së 19-të. Shkëndija krijoi shumë volum loje duke humbur shumë raste për shënim në një ndeshje ku debutuan edhe afrimet e janarit Musliu e Adili. 12 minuta minuta përpara fundit, Vardari e ndëshkoi skuadrën shqiptare me golin Grncarov, megjithatë kuqezinjtë evituan humbjen falë të përhershmit Besart Ibraimi i cili në të 86-ën barazoi shifrat duke i dhënë një pikë me shumë vlera Shkëndijës në garën për titull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here