Nën reshjet e dëborës në kryeqytet, Partizani ka lëshuar një ‘ortek’ golash ndaj Lushnjës së vendit të fundit. Skuadra e Starovës ka triumfuar me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Selman Stërmasi’, duke u rikthyer te fitorja pas 3 ndeshjesh.

Të kuqtë e morën lojën nën kontroll që në fillim dhe arritën të shënojnë dy gola me Jurgen Bardhin në minutat e 28’ dhe 34’, ndërsa Belica çoi shifrat në 3-0, në minutat shtesë të pjesës së parë.

Edhe pjesa e dytë ofroi të njëjtën tablo, me Partizanin që shënoi edhe 3 gola të tjerë, fillimisht me Prognin dhe më pas me Cardoson dhe Ramadanin.

Në minutën e fundit, Alban Hoxha mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje me shokun e skuadrës, Gojkoviç dhe u detyrua të largohet i dëmtuar, ndërsa duke qenë se Starova i kishte kryer të 3 zëvendësimet, në minutat shtesë ishte Milan Culum, ai që veshi dorezat e portierit dhe mbrojti katërkëndëshin e kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here