Gjithçka ndodh në futbollin tonë. Ajo që bëri Alban Hoxha dy javë më parë në Vlorë, e përsërit Nurkoviç duke iu kthyer “reston” të kuqve. Gjuajtje e fortë e Hasanit drejtpërdrejtë në portë dhe topi që përplaset në duart e “gardianit”, bie në tokë, kalon mes këmbëve të tij dhe shkon në rrjetë. Kështu, Flamurtarit për 10 minuta iu ndërlikua i gjithë takimi.

Të parët shënuan vlonjatët me Lancinet Sidibe, por Trashi mbajti gjallë shpresat e të kuqve duke barazuar në minutën e 38 të takimit. Rastet në pjesën e dytë flasin më shumë për “demat” të cilët kërkojnë me ngulm golin, i cili erdhi në minutën e 80. Por, vetëm 2-1, goli i tretë nuk erdhi për Partizanin që i pati shanset në fund. Kështu, Flamurtari që në stol sot kishte Petraq Bifshën i gëzohet kalimit në gjysmëfinale, ku do të presë shortin për të mësuar kundërshtarin e ardhshëm.

Përveçse ka humbur rivalitetin me Skënderbeun për titullin kampion, tashmë nuk do të ketë mundësi as për trofeun e Kupës.

Në Korçë nuk ka shumë histori. 3-0 me dygolësh të Soue, i cili pasoi golin e shënuar nga Lilaj në fundin e pjesës së parë. Fitorja 2-0 në Durrës dy javë më parë u pasua nga ky rezultat, ku dukej qartë se nuk do të kishte shumë histori në këtë përballje. Skënderbeu pothuajse bëhet i mërzitshëm edhe në Kupën e Shqipërisë, ku sërish nuk ka rivalë.

SKËNDERBEU – TEUTA 3-0
Shënues: Lilaj 45’, Soue 60’, 71’

SKËNDERBEU: Teqja, Dita (Jashanica 63’), Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Vila, Lilaj, Gavazaj (Sahiti 57’), Xhejms (Gripshi 72’), Soue. Trajner: I. Daja

TEUTA: Moçka (Kastrati 46’), Gjeorgjievski, Hrkac (Beqja 43’), A.Bilali (Shkalla 46’), Alhasan, Çyrbja, Hakaj, Hila, Mustafov, Lajthia, Latif. Trajner: G.Begeja

Gjyqtarë: Orlando Kuka
Kartonë të verdhë: Bilali 39’

 

PARTIZANI – FLAMURTARI 2-1
Shënues: 
Trashi 38’, Hasani 80’ / Sidibe 11’

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi (Cardoso 75’), Belica, Gojkoviç, Trashi, Batha, Telushi, Mala (Atanda 90’), Asani, Bardhi (Abdurraimi 84’), Progni. Trajner: K.Dalipi

FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useni, Zuka (Hoxhaj 81’), Nedeljkovic (Veliu 75’), Alvesh (Camara 93’), Bushiç. Trajner: P.Bifsha

Gjyqtarë: Emirion Sino
Kartonë të verdhë: 
Trashi 64’ / Musta 13’, Bicaj 56’, Siljanovski 70’, Useini 83’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here