Peter Pacult u shfaq i kënaqur pas fitores dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Austriaku foli pas takimit në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Jemi të kënaqur që u kualifikuam, pasi bëhej fjalë për një ekip shumë cilësor. E dinim që nëse do të shënonim shpejt, për ta do ishte shumë e vështirë. E nisëm mirë ndeshjen dhe luftuam, sikurse edhe duhej. Të them të drejtën po të realizonim golin e dytë, do të ishte tjetër ndeshje, ndaj edhe shkoi ashtu si shkoi”, tha fillimisht kreu i pankinës së Kukësit.

Më tej ai shpjegoi zëvendësimin e Cale me Balde: “E zëvendësova për t’i dhënë mundësinë Balde-së, doja t’i jepja disa minuta. Duke parë që Cale nuk ishte në ditën më të mirë, ndaj edhe mendova ta fusja sulmuesin e dytë për të shënuar edhe një tjetër gol”. Kur u pyet se përse lojtarët e tjerë nuk shënojnë, por vetëm Guri e Bakaj, Pacult tha: “Me rëndësi është që shënojmë. E shoh që mesfushorët nuk po shënojnë. Cale kishte një mundësi shënimi sot. Mendoj se po punojmë shumë gjatë stërvitjeve që edhe të tjerët të shënojnë golat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here