Mirëpo menjëherë pas vërshëllimës së fundit, Neymar bëri edhe diçka tjetër që i mërziti tifozët e PSG-së.

Braziliani nuk duartrokiti tifozët në fundin e ndeshjes por u largua me shpejtësi drejt tunelit të dhomave të zhveshjes.

Si duket Neymar ishte aq shumë i mërzitur saqë nuk dëshironte që të qëndronte asnjë sekondë në fushë duke u larguar i pari drejt tunelit të “Bernabeut”.

Tifozët e PSG-së e kanë konsideruar këtë gjest të brazilianit si mungesë respekti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here