Në Paris ishin gati për të festuar për Edinson Cavanin. “El Matador”, gjatë ndeshjes me Dijon, barazoi rekordin e Zlatan Ibrahivic me 156 finalizime, si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe kur skuadra e Emery fitoi një 11-metërsh (rezultati ishte 7-0), tifozët në “Parc des Princes” brohoritën emrin e uruguajanit, sepse ishte një mundësi për ta thyer këtë rekord. Mirëpo topin e mori Neymar, i cili realizoi golin e tetë dhe të katërtin personal.

Pavarësisht fitores 8-0, Neymar doli fytyrëngrysur nga stadiumi, sepse në fund të ndeshjes, sipas “L’Equipe”, u vërshëllye nga tifozët, pasi u tregua egoist dhe nuk ia la penalltinë Cavanit.

Madje ai nuk iu bashkua skuadrës gjatë festës, duke marrë topin për t’u larguar i vetëm nga fusha e blertë, pa ndalur edhe në zonën miks për intervistat e rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here