Neymar dhe Hazard? Zidane: Në Madrid shumë endrra bëhen realitet

Neymar dhe Hazard? Zidane: Në Madrid shumë endrra bëhen realitet

Me një sezon të çuar dëm tashmë, Real Madrid kërkon që sezonin e ardhshëm të rikthehet në fronin e futbollit spanjoll dhe europian. Dhe për të arritur këtë duhet ndërhyrë në merkato.

Tekniku Zinedine Zidane, gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes kundër Rayo Vallecanos, u shpreh se ky takim është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Benzema dhe Bale, të dy të dëmtuar dhe që do mungojnë këtë fundjavë.
Ndërsa nuk harroi të flasë edhe për merkaton e verës.

Bale? “Ai është i lumtur dhe ka pasur jo pak minuta me mua. Deri në fund të sezonit do të ketë minuta të tjera. Unë nuk jam personi i duhur për të thënë se çfarë duhet të bëjë ai”.

Mungesa e Benzemasë? “Të gjithë janë gati, ndërsa Benzema nuk do të jetë dhe ne do të vendosim një lojtar që do t’i shënojë kundërshtarit. Nuk e them se cili dhe si do luajmë nesër”.

Neymar dhe Hazard? “Në Madrid shumë endrra bëhen realitet. Shumë lojtarë duan të luajnë këtu. Është normale dhe do të shohim çfarë do të ndodhe”.