Neres me nuse Instagrami

Neres me nuse Instagrami

Futbollisti brazilian, David Neres, po kalon një sezon të shkëlqyer në Holandë me Ajakstin. Paraqitjet e mira në “Eredivisie” sollën plotësimin e një ëndrre të fëmijërisë së tij: Ftesa nga kombëtarja braziliane.

Ndërkohë, Neres po i ecën mbarë dhe jashtë fushës së blertë. Futbollisti 22-vjeçar është prej disa muajsh i lidhur me modelen gjerman Kira  Vinona.

Në një intervistë për “Het Parool”, 22-vjeçari zbuloi historinë interesante se si kishte nisur gjithçka mes çiftit. Thjesht një mesazh në Instagram, kaq mjaftoi që të dy të kuptonin se ishin bërë për njëri tjetrin.