Në Korçë presin sihariq nga CAS-i

Në Korçë presin sihariq nga CAS-i

Ardjan Takaj është nisur që mbrëmë drejt Zvicrës dhe destinacioni do të jetë Lozana, atje ku më 16 prill, të martën, do të mbahet seanca dëgjimore në KAS për gjyqin mes Skënderbeut dhe UEFA-s.

Nga burime të Lajme Sport mësohet se trajnerët që ishin zgjedhur për ekspertizën e ndeshjeve dhe golave, për të cilët dyshohen korçarët që kanë trukuar, janë tërhequr. Ata nuk duan të dëshmojnë. Por jo vetëm kaq, pasi edhe shefi i Sektorit të Integritetit dhe Çështjeve Disiplinore të UEFA-s, Emilio Garsia, nuk është më në UEFA, por ka kaluar FIFA.