Gara e slalomit per femra ne Lojerat Olimpike Dimërore, PyeongChang, ku do të marrë pjesë siatorja shqiptare, Suela Mëhilli, është shtyrë për ditën e premte.

Arsyeja për këtë vendim është moti i keq me erëra të forta. Organizatorët, për arsye sigurie, vendosës shtyrjen e saj me 2 ditë.

Nuk ka ndryshime për slalomin gjigand, që është gara e dytë për Suela Mëhillin. Skiatorja shqiptare do të zbresë në pistë në datën e caktuar, të enjten e 15 shkurtit.

Erjon Tola, në bazë të programit do të garohë më 18 dhe 22 shkurt në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të marrë pjesë edhe skiatori kosovar, Albin Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here