Milan piketon trajnerin e së ardhmes, ja kush pritet të jetë timonieri i ri i kuqezinjëve

Milan piketon trajnerin e së ardhmes, ja kush pritet të jetë timonieri i ri i kuqezinjëve

Milani piketon trajnerin për sezonin e ri. Sipas asaj që shkruan Calciomercato, drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur kontaktet me teknikun italian të Chelsea, Maurizio Sarri.

Ish trajneri i Napolit pritet të mbyllë aventurën e tij në “Stamford Bridge” dhe rikthimi në Serie A duket opsioni më i mundshëm, përcjell Syri.net.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, tifozët e Chelsea duan Frank Lampard në krye të stolit

Gjithësesi duhet pritur mbyllja e sezonit dhe nisja e merkatos së verës për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i rradhës për Maurizio Sarrin…