Milan, Piatek gati të thyejë rekordin e Shevchenkos

Milan, Piatek gati të thyejë rekordin e Shevchenkos

Milan do të përballet me Parman të shtunën me shpresën për të siguruar një vend sezonin e ardhshëm në Champions League.

Sulmuesi i kuqezinjve, Krzysztof Piatek po përpiqet të shkruajë historinë në listën e golashënuesve në Serie A.

Rekordi aktual mbahet nga legjenda Andriy Shevchenko, i cili në sezonin e tij të parë me Milanin arriti që të shënojë 24 gola duke mbajtur rekordin në Serie A.

Momentalisht polaku ka shënuar 21 gola këtë sezon në Serie A, një më pak se Quagliarella kryesues.