Milani ka një objektiv të ri për merkaton. Sipas mediave italiane, shoqëria kuqezi ka hedhur sytë nga Hektor Herrera i Portës. Mesfushori 28-vjeçar meksikan është vëzhguar nga afër edhe Napoli, por për të së fundmi ka nisur të interesohet edhe Milani, që do të dërgojë përfaqësuesit e tij për ta parë nga afër në takimin e Championsit ndaj Liverpoolit në Oporto. Çmimi i kartonit të Herreras është shumë i lartë, madje në kontratë me Porton ka një klauzolë largimi 40 milionë euro. Gjithsesi, drejtuesit e Milanit, pasi të binden për cilësitë e tij, pritet të bëjnë një ofertë konkrete, që sigurisht do të jetë më e ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here