Messi – Ronaldo, “dashuri e verbër”

Messi – Ronaldo, “dashuri e verbër”

Liga e Kampionëve me ndeshjet kthyese, vjen në këtë javë, ku Barcelona dhe Juventusi po kërkojnë gjysmëfinalen.

Padyshim që interesimi është aq i madh pasi që afër është edhe një finale Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi dhe portugezi janë padyshim dy lojtarët më të mirë të këtij shekulli.

Debati rreth asaj se kush është më i mirë në botë ka ngjallur interesim edhe te revista ‘ France Football’, që për imazh ka marr një vizatim shumë të guximshëm rreth dyshes.

Bëhet fjalë për vizatimin e artit urban që është e pikturuar tash e gati dy vjet më parë në Paseo de Gracia në Barcelonë.

Ky vizatim titullohet “Dashuria është e verbër” , ku shihen Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo të bashkuar në një puthje të shfrenuar.