Messi magjik, Barcelona me një këmbë drejt finales

Messi magjik, Barcelona me një këmbë drejt finales

Barcelona ka hedhur njërën këmbë drejt finales së madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në përballjen e parë gjysmëfinale Liverpoolin, me rezultatin e thellë 3-0 në “Camp Nou”.

Nën një atmosferë elektrizuese, ishin anglezët që morën të parët iniciativë, duke kontrolluar topin më gjatë se vendasit dhe duke dhënë disa shkëndija goli, por pa vënë seriozisht në provë portierin Ter Stegen.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26’, kur pas një topi të hedhur në zonë nga Jordi Alba, Luis Suarez iu “vodh” mbrojtjes angleze dhe ndëshkoi ish skuadrën e tij me një devijim që nxori bosh portierin Allison.
Edhe në pjesën e dytë ishte sërish Liverpooli më kërkues, por ylli i Barcelonës, Lionel Messi shënoi dy herë në minutat 75’ dhe 82’, duke bërë që llogaritë me kualifikimin të mbyllen që në ndeshjen e parë.

Vlen të theksohet si si rrallë herë në vitet e fundit, Barcelona dorëzoi te kundërshtari kontrollin e topit, pasi arriti të ketë zotërimin e sferës për vetëm 48% të kohës.

Ndonëse finalistja do të përcaktohet zyrtarisht javën e ardhshme, pasi të luhet sfida në “Anfield Road”, duket gati-gati e pamundur për Liverpoolin, që të bëjë befasinë dhe të përmbysë këtë rezultat.

Golat: