Luftëtari e ka mendjen te kampionati. Humbja e parë në Laç me rezultatin 3-0 e bën kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë një mision shumë të vështirë dhe trajneri Hasan Lika ka lënë disa prej titullarëve pushim, ose në stol. Shkurtaj nuk është grumbulluar, kurse Bregu, Abazaj dhe Rroca janë në  stol. Edhe Laçi nuk është i plotë. Nika dhe Eskerda nuk janë për këtë takim, ndërkohë që nga minuta e parë në fushë është Lulaj.

Loja nisi me miqtë më kërkues, që iu afruan golit në disa raste, me Rexhinaldon protagonist. Shtubina, Kallaku dhe Lulaj kishin mundësi shumë të mira shënimi, por portieri vendas e mban rrjetën të paprekur. Luftëtari provoi me Rapon dhe Alkesin nga distanca, por asgjë për t’u shënuar. 45 minutat e para u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0, me Laçin dominues.

Pjesa e dytë solli lëvizjet e para nga pankina. Bregu, Abazaj Rroca u aktivizuan nga trajneri Lika, ndërkohë që për laçin në fushë zbritën Zogaj dhe Lushkja. Ky i fundit ishte edhe asistuesi i goli të shënuar nga Rexhinaldo në minutën e 50-të. Mesfushori shfrytëzoi një gabim të vendasve dhe krosoi për sulmuesin nga Mozambiku, i cili me kokë kaloi ekipin e tij në avantazh.

Me këtë gol kualifikimi ishte mbyllur, pasi vendasve u duheshin pesë gola. Ka dista tentativa në vijim, me Aurelion që u ndal nga Selmani në një goditje dënimi. Orej minutës së 61-të Laçi luajti me një lojtar më pak, pasi Kallaku u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me brazilianin Aurelio. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati dhe kurbinasit kaluan në gjysmëfinale.

 

                                KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE

                                E MËRKURË, 14 SHKURT 2018, ORA 14:00

                                                LUFTETARI – LACI   0-1

                                                Shënue: Rexhinaldo 50’

LUFTËTARI: Athanosopulos, Toledo, Janku, Beqiri, Rapo (Bregu 46’), Liçaj, Aleksi, Minga (Rroca 46’), Aurelio, Demo, Lamçja (Abazaj 46’). Trajner: H. Lika

LAÇI: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi (Lushkja 46’), Kallaku, Shtubina (Zogaj 46’), Rexhinaldo, Uzuni (Xhixha 81’). Trajner: G. Mezani

Gjyqtarë: Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Liçaj 30’, Toledo 35’, 61’, Aleksi 87’

Karton i kuq: Kallaku 61’

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here