Nëse Laçi ka humbur statusin e skuadrës së pathyeshme në shtëpi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për statusin e skuadrës specialiste të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë treguar ambicien e tyre në sfidën e parë çerekfinale ndaj Luftëtarit, duke marë një triumf të pastër 3-0 për t’i dhënë më shumë qetësi për sfidën e kthimit. Pavarësisht se do të duhet të kalojnë 90 minuta ferri në Gjirokastër, misioni për të avancuar duket më i lehtë për bardhezinjtë, kjo falë rezultatit por edhe historisë në vitet e fundit në këtë turne. Na kampionat skuadra e Mezanit gjendet më pranë zonës europiane sesa asaj të rënies, madje si për ironi Luftëtari është aty me 3 pikë më pak. Një duel që në harkun e pak ditëve do të vijë në të dy kompeticionet, por ku historia duket krejt e ndryshme. Laçi ka fituar kupën në sezonet 2012-2013 dhe 2014-2015, ndërkohë që ka humbur finalen me Kukësin në sezonin 2015-2016. Pikërisht kjo ecuri i bën kurbinasit të etiketohen si një skuadër specialiste e këtij trofeu, ndërkohë që mbeten gjithashtu edhe një rival i vështirë për tu thyer, pavarësisht se në përbërje kanë shumë futbollistë të rinj. Në aspektin psikologjik Laçi shkon më lart, qoftë për rezultatin e ndeshjes së parë por edhe për statusin që ka fituar në këtë kompeticion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here