Futbollit shqiptar vjen kete te merkure me çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë katër skuadrat më të mira, të cilat do ta tentojnë trofeun më të dytë të lakmuar në vend, që për disa ekipe është ndoshta dritarja e vetme për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm.

Në orën 14:00, luhet dy takime, Kukësi – Tirana dhe Luftëtari – Laçi. Sfida e “Zeqir Ymerit” të kujton përplasjen e një viti më parë, me Kukësin që i “hapi krahun” Tiranës në Kupën, për t’i përqendruar forcat në Superiore. Dhe fundi dihet, verilindorët fituan kampionatin, ndërsa Tirana Kupën, por me një kosto të madhe, rënien një kategoi kategori më poshtë. Situata në përplasjen e radhës, ka ndryshuar, të dyja skuadrat pretendojnë me çdo kusht kalimin në raundin tjetër. Në takimin e parë në “Selman Stërmasi” skuadra e Pacult nuk arriti ta shfrytëzonte si duhet superioritetin numerik pas ndëshkimit të Turtullit me karton të kuq, madje pësoi gol e para, për të shmangur vetëm në fund humbjen. Gjithçka hapur në këtë sfidë të kthimit, edhe pse Kukësi favorizohet ndjeshëm nga faktori fushë.

Në Gjirokastër Luftëtari do të tentojë ndoshta të pamundurën ndaj Laçit, që në fushën e tij fitoi thellë 3-0, rezultat ky që nuk tregon diferencat mes dy skuadrave. Përkundrazi, blkuzinjtë kanë patur një rritje progresive në lojë dhe renditje në kampionat javët e fundit, ndaj mund të synojnë një fitore të thellë, pa pësuar gol. Gjithsesi, ekipi i Gentian Mezanit tregoi edhe në transfertën e fundit në kryeqytet me Partizanin që është i pjekur dhe mund ta përballojë pa problem taktikisht një kundërshtar të tillë si Luftëtari, edhe pse ka shumë cilësi në sulm.

Në orën 17:00 luhet dy takimet e fundit, Skënderbeu – Teuta dhe Partizani – Flamurtari. Përballja e Korçës nuk pritet të ketë shumë histori, për vetë faktin se Skënderbeu ka fituar 2-0 në Durrës në takimin e parë dhe Teuta po kalon një përiudhë shumë të vështirë edhe në kampionat, ku ka rrëshkitur në zonën e ftohtë. Gjatë javës skuadra ka “humbur” edhe trajnerin Stavri Nica, i cili u zëvendësua zyrtarisht nga Begeja vetëm një ditë më parë, për këtë arsye nuk besohet as që Teuta do të harxhojë energji për të tentuar atë që konsiderohet thuasje e pamundur.

Përplasja që tërheq më shumë vëmendjen është ajo e “Selman Stërmasit”, ku Partizani do të synojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Presioni më i madh është te të kuqtë, pasi Kupa ndoshta është rruga më e lehtë për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm, sepse në kampionat konkurrenca për vendin e tretë është shumë e fortë. Partizanit I duhet fitorja me dy gola diferencë për të prekur gjysmëfinalet, ose suksesi 1-0 dhe saktësia nga goditjet e 11-metërshave. Starova, që edhe këtë sfidë do ta ndjekë nga Tribuna për arsye pezullimi, duhet të gjejë rrugët për të shkuar te goli, në pmungesë të një sulmuesi “pykë”, pasi edhe statistikat në kampionat tregojnë që të kuqtë kanë sulmin e dytë më të dobët, pas Lushnjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here