Kukësi fitoi përballjen në “Zeqir Ymeri” ndaj Tiranës, duke prerë kështu biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Mjaftoi goli i pjesës së parë i shënuar nga sulmuesi shkodran, Sidrit Guri që në minutën e 5 të takimit. Vendasit dominuan dhe krijuan raste të njëpasnjëshme në 45 minutat e para të sfidës, por në të dytën ishte Tirana që rrezikoi në zonën e Frashërit me Grecën, Sentamu-n dhe Ngoo-në. Skuadra bardheblu mbetet jashtë garës për Kupën e Shqipërisë, ndërsa verilindorët vazhdojnë të luftojnë për këtë objektiv.

                                                Formacionet zyrtare

                                                Kukësi – Tirana 1-0

                                                      Golat: Guri 5’

                                           (rez.ndeshjës së parë 1-1)

Tirana: Lika, Kërçiku, Musa, Cake, Hoxhallari, Daja, Karabeci, Greca, Muguna, Sentamu, Ngo; Trajner: Ze Maria

Kukësi: Frashëri, Zderic, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Shkodra, Dzaria, Imami, Kale, Bakaj, Guri; Trajner: P. Pacult

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

                                                           

                                                             Minutat

5′ Goditje këndi për Kukësin. Bakaj kroson drejt zonës, Guri i gjendur aty, i shpëton mbulimit të mbrojtësit Cake, kërcen dhe gjuan topin me kokë duke çuar topin në rrjetë.

14′ Kale i rrëmben një top nga e djathta kundërshtarit dhe vrapon drejt portës, gjuan por pret Lika.

38′ Kale dhe Bakaj tentojnë të shënojnë golin e dytë për skuadrën por pret Ilion Lika.

49′ Sentamu godet me të djathtën fuqishëm drejt portës por pret me mjeshtëri Frashëri.

45′ Ngoo ndëshkohet me karton të verdhë pasi proteston ndaj gjyqtari Daja për vonesë të lojës nga një lojtar i Kukësit

67′ Mundësi për Tiranën. Ngoo i bllokuar në zonë, pason për Grecën në të majtë, mesfushori gjuan drejt portës por jashtë kuadratit.

69′ Ze Maria hedh në fushë një sulmues, Halilin, del nga loja mbrojtësi 18-vjeçar, Klisman Cake.

71′ Zëvendësim në radhët e Kukësit, del Kale dhe aktivizohet Balde.

82′ Ndërhyn ndaj Bakajt, Hoxhallari ndëshkohet me të verdhë

84′ Super rast për Kukësin, Bakaj ekzekuton një goditje dënimi, topi përplaset te “muri” i Tiranës, e gjuan Balde, pret Lika, Guri provon ta çoj mes rrëmujës në rrjetë por largojnë miqtë.

90′ Tirana e pafat, shtylla shpëton Kukësin nga goli i barazimit. Ngoo gjuan por topi ndalet në shtyllë.

90’+2′ Zëvendësim te Kukësi, del Bakaj, futet Idrizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here