Transferimi i Coutinhos tek Barcelona e gjen Liverpoolin të dobësuar për betejat në ligën e kampionëve dhe kampionat. Van Dijk nuk mjafton ndaj ky është një motiv i fortë për “The Reds” për të përforcuar mesfushën pasi nuk ka kohë për të humbur.Tashmë drejtuesit e klubit anglez janë duke marrë në konsideratë Naby Keitan, i cili edhe pse pjesë e organikës, parashikohej të bëhej zyrtarisht lojtar i tyre në qershor.

Situata e krijuar i çon drejtuesit e Liverpoolit të kërkojnë arritjen e një marrëveshje  të re me Leipzig për shërbimet e 22-vjeçarit nga Guinea. Siç raporton sot e përditshmja gjermane Kicker tratativa mes palëve do të ndjekë këto hapa deri në finalizimin e saj.The Reds do të paguajnë për Keitan në bazë të klasifikimit që do të arrijë ekipi gjerman. Në rast se Leipzig do të arrinte në Champions League atëherë kartoni i Keitas do të vleresohej me 75 milionë euro, 70 milionë në rast se do të arrijë vetëm Europa Leaguen dhe 65 milionë euro nëse ekipi nuk arrin të kualifikohet në kompeticionet europiane.

Marrëveshja mes palëve do të qëndrojë e vlefshme edhe në rast se Keita do të largohet nga Bundesliga që në janar,me Liverpoolin  që do të shtojë edhe 15 milionë euro të tjera nga akordi paraprak për të patur menjëherë shërbimet e lojtarit.  Në këtë mënyrë kartoni i mesfushorit 22-vjeçar me shumë gjasa do të arrijë shifrën e 80 – 90 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here