Tirana shkon në Kukës për të synuar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ky është objektivi i bardhebluve i bërë publik nga kapiteni Erando Karabeci. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë detyron kryeqytetasit të shkojnë në Zeqir Ymeri për të sulmuar dhe shënuar ndaj kampionëve të vendit.

“Shkojmë në Kukës përë të fituar, për të bërë lojën tonë. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra – tjetrës por jemi të përgatitur për të sulmuar. E dimë që do të jetë e vështirë por asgjë nuk është e pamundur”.

Sigurisht që të dyja skuadrat vijnë me mungesa të rëndësishme në këtë sfidë të kthimit të çerekfinales së Kupës. Një tjetër shqetësim është edhe kushtet në të cilat gjendet fusha e stadiumit Zeqir Ymeri, e kritikuar prej kohësh për gjendjen aspak të përshtatshme. Por për kapitenin e Tiranës këto pengesa duhen kaluar.

“Ne kemi mungesa ashtu si edhe Kukësi. Fusha është e njëjtë për të dyja skaudrat. Nuk duhet të justifikohemi por të shkojmë në kukës për të luajtur lojën tonë dhe kërkuar kualfikimin”.

Vëmendja sigurisht është edhe tek gjykimi, pasi edhe në ndeshjen e parë bardheblutë pretenduan për një penallti të padhënë në favor të tyre përpara kartonit të kuq të Turtullit. Karabeci tregohet një kapiten i vërtetë duke evituar polemikat dhe presionin ndaj gjyqtarit përpara kësaj sfide.

“Sigurisht kur je në fushë dhe sheh të të bëhet një padrejtësi të vjen natyrshëm reagimi. Por ne nuk duhet të meremi me gjykimin. Të shpresojmë të jetë i drejtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here