Juve e vendosur, ja oferta e bardhezinjëve për talentin e Fiorentinës

Juve e vendosur, ja oferta e bardhezinjëve për talentin e Fiorentinës

Juventus është e vendosur të bëjë të tijin futbollistin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

Kërkesa e klubit viola për kartonine talentit është shumë e lartë, por sipas asaj që shkruan TuttoSport, pritet të arrihet marrëveshja mes palëve.

Ideja e klubit bardhezi është pagimi i 45 milionë eurove, plus kartonin e Orsolinit, futbollist që luan për Bolognan, por që është në pronësi të kampionëve të Italisë.