Ish trajneri i Partizanit, Mark Iuliano ka hedhur dyshime mbi futbollin shqiptar. Në një intervistë për të përditshmen “Gazzetta dello Sport”, italiani ka folur për eksperiencën te ‘të kuqtë’, duke e etiketuar si një zgjedhje të gabuar të tij, ndërsa është shprehur se në Shqipëri të gjithë luajnë baste.

“Në fillim hezitova ta pranoja këtë ofertë e gjatë rrjedhës së punës sime kuptova se kisha pasur të drejtë. Kjo, sepse në Shqipëri iu lejohet të gjithëve, nga futbollistët, drejtuesit e klubeve, por edhe presidentëve, që të vendosnin baste mbi ndeshjet sportive. Kjo më vuri shpesh në vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar, e ku nuk mund të punoja i qetë. Shumë ndeshje, sipas meje, kanë pasur rezultate të dyshimta. Pas largimit nga Partizani kam refuzuar disa propozime nga ekipet e Serie B dhe Serie C, por tani dua të përgatitem sa më mirë që të kthehem të jap kontributin tim”, thotë Mark Iuliano.

Iuliano mori drejtimin e Partizanit në verën e 2017-ës dhe pasi bërë një transformim të skuadrës, duke larguar shumë lojtarë dhe afruar shumë të tjerë, drejtoi të kuqtë për një fazë, apo 9 takime në kampionat. Ai u shkarkua menjëherë pas humbjes me Kamzën, e cila ishte e 4-ta për Partizanin, ndërsa më parë ishin shënuar edhe 2 barazime e 3 fitore. Iuliano e la Partizanin në kuotën e 11 pikëve, pas vetëm 9 javëve kampionat, ndërsa shumë prej lojtarëve të sjellë prej tij, nuk lanë gjurmë te të kuqtë, madje pati nga ata që nuk luajtën për asnjë minutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here