Djali i Didier Drogba, Isaac, në gjurmët e të atit. 17-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Guingamp, skuadrën e Ligës së Parë franceze. Isaac Drogba është rritur në akademinë e Chelseat, por ka vendosur të nisë rrugëtimin që bëri babai i tij 16 vite më parë, kur u largua nga Le Mans, skuadër që përfitoi vetëm 80 mijë stërlina për kartonin e tij.

Didier Drogba tashmë 39-vjeç, nuk e ka fshehur lumturinë për këtë hap të parë në karrierën e të birit, duke postuar në Istagram një fotot me fanellën e Guingamp. “Nuk mund të jem më shumë krenar për ty,” – ishte mesazhi i Didier Drogba. Isaac Drogba fillimisht do t’i bashkohet skuadrës së të rinjve të Guingamp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here