Mark Hughes nuk heq dorë nga Xherdan Shaqiri. Trajneri që tashmë drejton Southampton i ka të qarta idetë për përforcimet që dëshiron për merkaton e verës. 54-vjeçari i cili bëri të mundur transferimin e Shaqirit nga Interi në vitin 2015 për 14.5 milionë euro në Premier League, në kohën kur drejtonte Stoke City dëshiron ta ketë sërish nën urdhërat e tij futbollistin me origjinë shqiptare. Për të arritur te kartoni i 26-vjeçarit, Hughes është gati t’i ofrojë drejtuesve të Stoke City shumën e 20 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here