Luftëtari nuk u dorëzua edhe pse përballë kishte Laçin që në ndeshjen e parë i mundi me rezultatin 3-0. Por në fund bluzinjtë dolën të skualifikuar nga fusha, e tani duhet të interesohen vetëm për kampionatin.

Trajneri Hasan Lika në fund pajtohet me rezultatin dhe i uron suksese kundërshtarit, ndërsa thotë se disa lojtarë nuk u aktivizuan për shkak të dëmtimeve që pësuan në takimin kundër Teutës të shtunën.

“Nuk ishim dorëzuar, por kishim lojtarë të dëmtuar pas ndeshjes me Teutën nga terreni i vështirë. Pasi rezultati ishte 3-0, ne kërkuam të kualifikoheshim. Aktivizova lojtarët më të mirë që kisha në dispozicion, por nuk arritëm të shkonim më tej. I uroj suksese kundërshtarit.

Mendoj se disa lojtarë bënë paraqitje pozitive. Por jo të gjithë u përgjigjën siç duhet. Lojtarët kishin presionin e rezultatit, por disa prej tyre bënë paraqitje të mirë. Dikush jo në nivelin që ne prisnim. Mendoj që mbrojtësi i majtë Demo dhe Aurelio dhanë maksimumin. Në kampionat, ne pretendojmë që t’i largohemi zonës së ftohtë. Kemi ndeshje të vështira, duke nisur që këtë javë në Laç. Synimi ynë është që t’i shkëputemi fundit të tabelës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here