Bayer Leverkusen është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur 1-2 Wolfsburgun në ‘Wolkswagen Arena’, falë golave të Alario dhe Brandt. Nga ana tjetër, për vendasit nuk mjaftoi goli i Admir Mehmedit, 10 minuta nga fundi, për të marrë të paktën një pikë të vlefshme, në garën për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Edhe Schalke 0-4 vijoi serinë e fitoreve, teksa ndaj Herthës mori të 3-tën radhazi. Në ‘Gelserkirshen’ vendosi një gol i fantazistit kroat Marco Pjaca, në minutën e 37’, ndërsa Schalke vijon të jetë pretendente për një vend në zonën Champions.

Hamburgu u Mërgim Mavrajt ka harruar si fitohet, pasi sot ka shpërdoruar një mundësi të artë, për të mbajtur gjallë shpresat për të qëndruar në Bundesligë. Me mbrojtësin kuqezi në stol, vendasit nuk shkuan dot më shumë se një barazim pa gola ndaj rivalit direkt, Mainzit, që për më tepër luajti edhe me 10 lojtarë për rreth 30 minuta. Kostiç pati mundësinë më të mirë për t’i dhënë 3 pikët vendasve, por gaboi nga pika e penalltisë.

Në sfidat e tjera, Hoffenhaimi fitoi në transfertë ndaj Augsburgut me rezultatin 0-2, ndërsa Eintrachti i Frankfurtit mposhti minimalisht 1-0 Hannoverin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here