Forma e shkëlqyer e francezit Antoine Griezmann është një mesazh i qartë për katalanasit e Barcelonës në prag të përballjes së tyre këtë të dielë, se madrilenët nuk do të lëshojnë pe, duke luftuar deri në fund për titullin e La Ligas. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili në takimin e fundit me Leganes dhuroi plot katër gola, duket se zbut disi vështirësinë që paraqet sfida e fundjavës në “Camp Nou” për skuadrën e Diego Simeones. Gjithsesi, dhe pse dominues në kampionat, sërish për “blaugranat” Atletico mbetet i vetmi rival që mund të cënojë objektivin e tyre. Grizmann i cili numëron plot 7 gola në dy takimet e fundit bashkë me tregolëshin ndaj Sevijas, është gati të thyejë një tabu për të, duke qenë se kurrë më parë nuk ka arritur të shënojë në “Camp Nou”.

Nëse Barcelona ka Messin që shkëlqen në organikën e saj e që si gjithmonë vijon të ruajë një performancë të shkëlqyer, Atletico mund të mbështetet te Grizman që në 193 paraqitje me këtë skuadër numëron plot 103 gola të realizuar. Sikundër dhe verën e shkuar, kur Barcelona tentoi të afronte në “Camp Nou” lojtarin francez edhe gjatë merkatos së radhës pritet që katalanasit të bëjnë lëvizjen e tyre për një lojtar të talentuar si Grizmann, që do të ishte një vlerë e shtuar për çdo formacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here