“Goli im asist për Partizanin”

“Goli im asist për Partizanin”

“Meqenëse nuk e nxorëm dot Partizanin kampion kur isha pjesë e tyre, besoj se ia dhamë një asist sot (dje) me këtë fitore ndaj Kukësit. Jam shumë i lumtur me këtë fitore, ku po tregojmë se forca dhe karakteri është mbi paranë dhe çdo gjë. Shpresojmë që në ndeshjet në vazhdim të bëjmë të njëjtën gjë dhe synojmë vendin e dytë. Dedikim për Partizanin? Jo, jo, ua dedikoj tifozëve të Flamurtarit dhe ekipit, pasi e dimë që jemi në halle. Jemi një grup i mirë me djem të mirë dhe me karakter të fortë dhe po e tregove veten edhe Zoti të ndihmon”, u shpreh fillimisht Sukaj.