GOLAT/ Messi i pandalshëm, Barça prek gjysmëfinalet

GOLAT/ Messi i pandalshëm, Barça prek gjysmëfinalet

Barcelona fitoi 3-0 ndaj Manchester United dhe kalon në gjysmëfinalen e Champions League.

Pasi kishte fituar ndeshjen e parë në Angli 1-0, katalanasit fituan me lehtësi edhe atë të kthimit, falë një Leo Messi spektakolar që shënoi dy gola.

Goli i tretë u shënua nga Coutinho, me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone.